DYLON

Rasti i parë pozitiv COVID-19 në KFOR

Rasti i parë pozitiv COVID-19 në KFOR
Avatar photo Redaksia

Sot është konfirmuar rasti i parë i testimit pozitiv të COVID-19 midis personelit të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO-ja (KFOR).

KFOR-i do të vazhdojë të kryejë misionin e tij të mandatuar nga Kombet e Bashkuara për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë, ndërsa merr masa parandaluese për ndalimin e përhapjes së COVID-19, duke ndjekur drejtimet dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

KFOR-i gjithashtu do të vazhdojë monitorimin dhe vlerësimin e situatës në bashkërendim të ngushtë me institucionet në Kosovë dhe bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të mundësojë sigurinë e personelit të vetë dhe të popullatës kosovare, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.