Prishtina ka triumfuar në derbin e javës së 11-të ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0. Edhe dueli ndërmjet Prishtinës dhe Dritës pati raste diskutabile dhe për tu diskutuar.
Një i tillë ishte edhe rasti i minutës së 88-të kur Ardian Limani dhe Tun Bardhoku patën një duel mes vete në zone.
Gjyqtari kryesor Tefik Maloku, i asistuar nga anësori Fatlum Berisha morën vendim që fauli t’i jepej futbollistit Tun Bardhoku, ndërkohë që kjo ngjalli paknaqësi te skuadra mysafire.
Futbollistët dhe stafi teknik reagun ashpër, teksa vetë protagonisti Limani u ndëshkua me karton të verdhë.
Pak nga ky aksion mund të shihni në fotografinë e mëposhtme: