DYLON

Rastet e reja me COVID-19 në Rajonin e Gjilanit: Gjilan (39), Kamenicë (22), Viti (12), Novobërdë (3)

Rastet e reja me COVID-19 në Rajonin e Gjilanit: Gjilan (39), Kamenicë (22), Viti (12), Novobërdë (3)
Avatar photo Redaksia

Referuar të dhënave që i ka ofruar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, për rastet pozitive me COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit, mësohet se në nivel vendi janë 587 raste të reja pozitive.

Ndërsa, kur jemi te komunat e Rajonit të Gjilanit, rastet e reja pozitive me COVID-19 janë: Komuna e Gjilanit 39 raste, ajo e Kamenicë 22 raste, e Vitisë 12 raste dhe Novobërda me 3 raste, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Kur jemi te lokalitetet konkrete, në komunën e Gjilanit, 32 raste janë nga qyteti i Gjilanit, nga 2 raste i kemi në Kmetoc e Zhegër dhe nga 1 rast në Cërnicë, Pogragjë e Dobërçan.

Në komunën e Kamenicës, 13 raste janë në qytetin e Kamenicë, 5 raste janë në Koretinë, 3 në Topanicë dhe  1 rast në Rogoçicë.

Në komunën e Vitisë, 4 raste janë në qytetin e Vitisë, 2 raste në Vërban dhe nga 1 rast në fshatrat: Tërstenik, Sllatinë e Poshtme, Pozheran, Lubishtë, Gjylekar dhe Gushicë, transmeton 2LONLINE.com/.

Ndërsa në Novobërdë, 2 raste janë në Pasjak dhe 1 në Llabjan.

Përndryshe në nivel vend, brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, ku njëri rast është në Gjilan (56 vjeç), dhe njëri në Viti (65 vjeç). /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.