DYLON

Rastet e evidentuara në Policinë Rajonale të Gjilanit

Rastet e evidentuara në Policinë Rajonale të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

EkoHigjiena

Fsh. Dobërqan, Gjilan 15.02.2022 – 00:05. I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar veturën, dyshohet se ka shkaktuar vetë aksident, duke goditur një shtyllë betoni të rrjetit elektrik. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa lëndime kanë pësuar i dyshuari – drejtuesi i veturës dhe një pasagjer tjetër. Pasagjeri i lënduar pas tretmanit mjekësor është liruar kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 10.02.2022 – 16:20. Me datën 15.02.2022 është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar për shkak se kishte kanosur, frikësuar, shqetësuar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

MONEDHA TË FALSIFIKUARA

Gjilan 15.02.2022 – 11:00 Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në bankë ka raportuar se në bankomatin e bankës janë deponuar disa kartëmonedha (3X 50 € ,2X20€ dhe 1X 5€) të cilat janë të spërkatura me ngjyrë kundër vjedhjes. Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar, rasti në hetime.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Viti 15.02.2022 – 19:00. Është raportuar se njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i cili jeton dhe punon në perendim kanë gjete dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie me 11 fishek, një pistoletë me 50 fishek, 10 copë fishekë tjerë, një palë dylbi si dhe dokumentet e armëve për aplikim për leje. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.

RASTET TJERA – NGJARJET:

PERSON I ZHDUKUR

Gjilan 15.02.2022 – 14:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga data e cekur ka dalur nga shtëpia kushëriri i tij kosovar, dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti në hetime. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.