DYLON

Rastet e evidentuara në Policinë Rajonale të Gjilanit

Rastet e evidentuara në Policinë Rajonale të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit

INCIDENTET KRIMINALE

EkoHigjiena

KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR

Rr. Muharrem Ibrahimi, Gjilan 17.02.2022-22:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

·         Rr. Vëllezërit Ukshini, Gjilan, 18.02.2022-18:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar  pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

·         Fsh. Dobërqan, Gjilan 17.02.2022-13:00. Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.  

DHUNË FAMILJARE

Kamenicë, 09.02.2022-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

RASTET TJERA – NGJARJET:

PERSON I ZHDUKUR

Rr. Hasan Prishtina, Viti, 18.02.2022-08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij viktima femër  kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.