Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Gjilanit
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Dobërqan, Gjilan 15.02.2022 – 00:05. I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar veturën, dyshohet se ka shkaktuar vetë aksident, duke goditur një shtyllë betoni të rrjetit elektrik. Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa lëndime kanë pësuar i dyshuari – drejtuesi i veturës dhe një pasagjer tjetër. Pasagjeri i lënduar pas tretmanit mjekësor është liruar kurse i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 10.02.2022 – 16:20. Me datën 15.02.2022 është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar për shkak se kishte kanosur, frikësuar, shqetësuar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
MONEDHA TË FALSIFIKUARA
Gjilan 15.02.2022 – 11:00 Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në bankë ka raportuar se në bankomatin e bankës janë deponuar disa kartëmonedha (3X 50 € ,2X20€ dhe 1X 5€) të cilat janë të spërkatura me ngjyrë kundër vjedhjes. Kartëmonedhat e dyshuara janë konfiskuar, rasti në hetime.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Viti 15.02.2022 – 19:00. Është raportuar se njësitë policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i cili jeton dhe punon në perendim kanë gjete dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie me 11 fishek, një pistoletë me 50 fishek, 10 copë fishekë tjerë, një palë dylbi si dhe dokumentet e armëve për aplikim për leje. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.
RASTET TJERA – NGJARJET:
PERSON I ZHDUKUR
Gjilan 15.02.2022 – 14:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga data e cekur ka dalur nga shtëpia kushëriri i tij kosovar, dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Rasti në hetime. /2LONLINE/