(2L ONLINE) – Sot rreth orës 10.55 minuta, në Emergjencën e Gjilanit është sjellë një person pa shenja jete. Personi me inicialet V.H 1983 Gjilan. Pas ekzaminimt të mjekëve të Emergjencës konstatohen lëndime vdekjeprurëse (Fraktura të eshtrave të kafkës dhe gjymtyrëve, ka bërë të ditur Selami Kurteshi nga Zyra për informim e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.
Sipas tij, bazuar në të dhënat e familjarëve të pranishëm , i ndjeri ka rënë nga kati i 5 i një ndërtese në Rrugen “Abdullah Tahiri”. Shkaqet qe kanë sjellë deri te kjo tragjedi ende nuk dihen saktë por siq deklarojnë familjaret i ndjeri ditëve te fundit ka qenë më i heshtur se zakonisht. Për këtë rast menjëherë është lajmëruar policia dhe pritet ekzaminimi i detajuar i këtij rasti. /2L ONLINE/