Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka deklaruar sot se Aleanca Veri-Atlantike do të zëvendësojë numrin e ushtarëve të Francës në përbërjen e KFOR-it, të cilët do ta lëshojnë Misionin në Kosovë.
Të gjitha e dimë se Franca ka angazhmane të shumta , ka thënë Rasmussen, në prag të mbledhjes së ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të NATO-së, që do të mbahet në Bruksel.
Rasmussen ka vlerësuar se është e domosdoshme që të mbahet niveli i mjaftueshëm i ushtarëve të KFOR-it, në mënyrë që të sigurohet suksesi i Marrëveshjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ka transmetuar FoNet informaten e REL.