DYLON

Rashiti: Vullnetin dhe gatishmërinë e PDK-së për të miratuar buxhetin, kryetari i Gjilanit nuk mundet ta nëpërkëmbë

Rashiti: Vullnetin dhe gatishmërinë e PDK-së për të miratuar buxhetin, kryetari i Gjilanit nuk mundet ta nëpërkëmbë
Avatar photo Redaksia

“Vullnetin dhe gadishmërinë e PDK-së për të miratuar buxhetin komunal për 2025, kryetari i Gjilanit nuk mundet ta nëpërkëmbë”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i PDK-së, dega në Gjilan.

Ai shtoi se deri sot, PDK ka pritur përgjigjet dhe veprimet e kryetarit të komunës ndaj kërkesave ligjore dhe procedurale, të PDK-së.  për ta votuar buxhetin e komunës.

EkoHigjiena

“Qasja tij dhe gjuha e përdorur karshi opozitës në Gjilan, po e tregon qëllimin e vërtet se ai nuk e dëshiron miratimin e buxhetit në Kuvendin Komunal, për të vazhduar viktimizimin e tij si instrument për të mbuluar dështimet e jashtëzakonshme në qeverisjen e tij”, ka thënë Rashiti.

Ai ka rikujtuar se në konferencën e PDK-së për media, përveç tjerash kishin deklaruar se, si PDK do të ndërmarrin hapa të tjerë ligjor dhe procedural ndaj kësaj çështje tejet të rëndësishme për komunën tonë.

“Qytetarët e Gjilanit tashmë e din kush ka bllokuar çdo projekt madhor për komunën dhe rajonin tonë. E din mirë ku është adresa e dështimit. Ne si PDK kemi qenë dhe mbetemi pjesë e vendimmarrjes në Kuvendin Komunal, qasja jonë asnjëherë nuk ka qenë bllokuese, përkundrazi”, ka thënë kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad Rashiti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.