DYLON

Rashiti vizitë nëpër biznese: Zotohemi për kushte më të mira për bizneset prodhuese

Rashiti vizitë nëpër biznese: Zotohemi për kushte më të mira për bizneset prodhuese
Avatar photo Redaksia

“Zotohemi për kushte më të mira për bizneset prodhuese”, ka thënë Riad Rashiti, kandidati i PDK-së, për kryetar të Komunës së Gjilanit, i cili ka bërë disa vizita nëpër bisneset prodhuese.

Vizita në EuroModel

Bashkë me disa nga kandidatët për asamble komunale, ditën e nisëm me vizitë tek fabrika e mobiljeve ‘EuroModel’.

Pamë punën nga afër e përkushtimin e punëtorëve për produkte cilësore.

E ne si përherë u zotuam për kushte më të mira për bizneset prodhuese!

Vizita në Royal Beverage

Si një emër i besuar në industrinë e pijeve, Royal Beverage na mirëpriti sot në ambientet e tyre të punës, për ta parë nga afër procesin e prodhimit.

Së bashku me kolegët diskutuam për sfidat nëpër të cilat po kalojnë bizneset prodhuese, e çka ne si parti do të veprojmë #MaMirë për këtë fushë!

Vizita në ‘Albimi LTD’

Në vazhdën e vizitave në terren, bashkë me kolegët, u ndalëm edhe tek kompania ‘Albimi LTD’ e cila merret me zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e bicikletave në tregun vendor dhe ndërkombëtar me brendin e mirënjohur Pilot Bike! ?

Siç tashmë të gjithë e dinë premtimet tona për bizneset janë më seriozet, më bindëset e thjesht më të mirat!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.