DYLON
Riad Rashiti i PDK-së

Rashiti: Vendimi për deponinë e mbeturinave inerte në Malishevë nuk duhet të miratohet nga Kuvendi i Gjilanit

Rashiti: Vendimi për deponinë e mbeturinave inerte në Malishevë nuk duhet të miratohet nga Kuvendi i Gjilanit
Avatar photo Redaksia
Ky lokacion, sipas Rashitit. është jetik për banorët e Malishevës, sepse në atë zonë furnizohet me ujë i gjithë fshati përmes dhjetëra puseve familjare, si dhe rrjeti i ujësjellësit që shërben për mbi 800 shtëpi të fshatit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, Riad Rashiti ka thënë në një reagim të tij se kryetari i Komunës së Gjilanit ka propozuar që Kuvendi Komunal të marrë vendim për krijimin e një deponie të mbeturinave inerte në fshatin Malishevë, në vendin e quajtur “Prrunishtë”, pa asnjë njoftim dhe pa asnjë konsultim publik me banorët e fshatit.

Sipas tij, vendimi për deponinë e mbeturinave inerte në fshatin Malishevë nuk duhet të miratohet nga Kuvendi Komunal i Gjilanit

EkoHigjiena

Ky lokacion, sipas Rashitit. është jetik për banorët e Malishevës, sepse në atë zonë furnizohet me ujë i gjithë fshati përmes dhjetëra puseve familjare, si dhe rrjeti i ujësjellësit që shërben për mbi 800 shtëpi të fshatit.

I pari i PDK-së së Gjilanitm që është parti oopozitare, ka thënë se ky propozim-vendim është skandaloz, i papranueshëm dhe i rrezikshëm për shëndetin dhe jetën e banorëve të Malishevës, por edhe e shkatërron ambientin në pjesën më të bukur të fshatit. Si i tillë, ai do të kundërshtohet me të gjitha format demokratike dhe organizative.

“Në seancën e Kuvendit Komunal, (e paraparë të mbahet sot), ne si PDK do ta kundërshtojmë fuqishëm miratimin e këtij vendimi dhe do të kërkojmë përkrahjen e të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal dhe të gjitha subjekteve politike, që të mos lejojnë miratimin e një vendimi të padrejtë dhe të dëmshëm për banorët e Malishevës”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.