DYLON

Rashiti: USAID dhe banorët e tri fshatrave Bresalc, Zhegër e Miresh u gënjyen nga Alban Hyseni

Rashiti: USAID dhe banorët e tri fshatrave Bresalc, Zhegër e Miresh u gënjyen nga Alban Hyseni
Avatar photo Redaksia

Riad Rashiti, kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Gjilan, ka thënë se përmes USAID-it amerikan në vitin 2023 komuna e Gjilanit ishte zgjedhur për të realizuar kontratën sociale, si pilot projekt për avancimin e planifikimit të buxhetit bashkë me banorët e këtyre tri fshatrave, për të siguruar transparencë dhe llogaridhënie.

Sipas tij, me ndihmën e USAID-it, u organizuan trajnime, dëgjime publike me banorët e këtyre fshatrave, u mbajt proces i votimit për përzgjedhjen e projekteve për investime, pastaj këto projekte u planifikuan në buxhetin e vitit 2024.

EkoHigjiena

“Krejt në fund komuna e Gjilanit dështoi t’i realizojë të gjitha këto projekte. E ato projekte ishin:  Në Bresalc dështoi ndërtimi i fushës sportit dhe këndi i lojërave për fëmijë, në vlerë prej 60,000.00 euro. Në Zhegër dështoi ndërtimi i terrenit sportiv në shkollën fillore Agim Ramadani, në vlerë prej 60,000.00 euro. Në Miresh dështoi rregullimi i fushës me bari sintetik në shkollën fillore Nazim Hikmet, në vlerë prej 20,000.00 euro”, ka thënë Rashiti i PDK-së.

Sipas tij, ky buxhet nuk u shfrytëzua për projektet e lartëcekura, por u shpenzua për tjera projekte që janë të paraqitur edhe në raportin financiar për vitin 2024.

“Ky kryetar komune nuk ka fije turpi, mashtron dhe gënjen, kurrë pa u ndalë dhe gjithçka i duket normale.  Qytetarët e Gjilanit e kanë humbur besimin në këtë kryetar komune i cili i ka ditët e numëruara në qeverisjen komunale, sepse është i paaftë dhe i papunë për me kry projekte të rëndësishme për Gjilanin”, ka thënë në reagimin e tij, Riad Rashiti, i pari i PDK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.