DYLON

Rashiti: Të dyja palët po u shërbejnë konflikteve politike

Avatar photo Redaksia

Drejtori ekzekutiv i Grupit të Ballkanit për hulumtimin e politikave, Naim Rashiti, ka thënë se kjo Qeveri nuk mund të vazhdojë gjatë të Qeverisë me këtë klimë, por duhet t’i kthehet normaliteti punës së Kuvendit.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Rashiti ka vlerësuar se presidenti i ardhshëm i Kosovës nuk mund të zgjedhet në një sallë alternative apo me gaz lotsjellës në sallë.
“Qeveria nuk mund të vazhdojë gjatë të Qeverisë me këtë klimë. Duhet të qetësohet dhe të kthehet normaliteti në punën e Kuvendit. Presidenti nuk mund të zgjedhet në një sallë alternative apo me gaz lotsjellës në sallë. Duhet krijuar kushtet për votim të dinjitetshëm. Nëse kriza vazhdon me muaj, do të bëhet e vështirë për Qeverinë”, ka deklaruar Rashiti, duke shtuar se zgjedhjet nuk mund të jenë zgjidhje në këtë situatë. “Zgjedhjet nuk mund të provokohen në këtë mënyrë. Edhe ligjet kanë kufizuar shumë mënyrën e shpalljes së zgjedhjeve. Por, para se të vijmë te zgjedhjet, duhet të flasim për një dialog politik e parlamentar, për tema të rëndësishme për vendin. Dialog jo për t’u pajtuar, por dialog për t’i ofruar qëndrimet në tema të rëndësishme, siç janë dialogu me Serbinë, integrimi i serbëve, implementimi i reformave, si dhe temat për shumë çështje të tjera”, ka theksuar ai.

EkoHigjiena

Më tepëer në:

http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=75448&Ctype=1