/2L ONLINE/ – Arbër Ismajli siç shihet më shumë ka dëshirë të flet për PDK-në nga ku nisur hapat e parë të praktikës në politikë, se sa për vet LDK-në aty ku ende vazhdon si praktikant politik dhe i zhgënjyer thellë në kryetarin e LDK dhe të komunës Lutfi Hazirin, të cilin ka muaj të tërë që e quan kriminel natën nëpër vende të ndryshme (ka dëshmitar të cilët mund ti konfirmojnë këtë) , ndërsa sot pas tre muajsh paska filluar të thurr lëvdata për Lutën.
Mirë shumë, ai edhe duhet të thurë lëvdata për Lutën normalisht, sepse për tre muaj kryetari i komunës e ka paguar Arbër Ismajlin edhe pse asnjë ditë të vetme ai nuk ka punuar në komunë, si pasojë e “idhnimit” në Lutën që ka pasur Arbëri. Është mirë që të tregojë Ismajli, se sa herë deri më tani ka dhënë ai dorëheqje të heshtur nga pozita e tij që mban në zyrën e kryetarit të komunës, cilat ishin arsyet e tija dhe a konsiderohet si keqpërdorim i buxhetit komunal, sepse ju keni marr tri paga pa punuar fare, nga xhepi dhe taskat e qytetarëve të Gjilanit.
Është e udhës që ti tregohet opinionit se çfarë probleme ka pasur ai me kryetarin e komunës që ka shprehur aq shumë mllef ndaj tij (ma shumë se sa ne si opozitë). “Zhdukja” për muaj të tërë e praktikantit të komunës ka ngjallur dyshime dhe debate se akuzat për keqpërdorime dhe shkelje ligjore që janë bërë nga kryetari i komunës, e të cilat i ka konstatuar edhe Auditori
Gjeneral, i paska pas bërë Arbër Ismajli duke keqpërdorur vulat e kryetarit të komunës. Për këto veprime dhe keqpërdorime të tij (duke bërë dallavere me ndryshimet në kontratat e lidhura në mes komunës dhe operatorëve ekonomik, për korrupsion ku janë duke u zhvilluar edhe hetime), kryetari i komunës ia ka marr vulat, të drejtat dhe përgjegjësit që i ka pasur praktikanit në zyrën e kryetarit të komunës dhe pastaj Ismajli është hatruar fort.
Këto nuk janë thashetheme, por deklarata të zyrtarëve më të lartë të komunë së Gjilanit, të cilët i kanë bërë nëpër vende publike, e disa janë thënë edhe në prezencën time (nëse është nevoja do të tregohen të gjitha me emër dhe mbiemër).
Riad Rashiti, anëtar i KK Gjilan
lexo edhe:
Reagon LDK: Opozita (PDK) në Gjilan hije e zezë!
Rashiti: Luta e ka bo Gjilanin si Siri