Rashiti: Për herë të parë 3.2 milionë euro dedikuar fuqizimit të vajzave dhe grave!
”Për fuqizimin e grave dhe vajzave të Gjilanit, për herë të parë do të ketë buxhet vjetor të planifikuar nga 800 mijë euro për Zyrën e Barazisë Gjinore”, thotë Riad Rashiti, kandidat i PDK-së për kryetar komune në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai tha se e udhëhequr me staf profesional dhe mandat ligjor për të kontrolluar se çdo drejtori tjetër (arsim, shëndetësi, bujqësi) e integron dimensionin gjinor, në kuadër të qeverisjes komunale.
“Këshilli Konsultativ i Grave të Gjilanit strukturë formale me OJQ, mekanizëm për zbatim të projekteve dedikuar grave dhe vajzave”, thotë Rashiti për të numëruar:
1. Përfaqësim të barabartë në çdo pozitë udhëheqëse dhe vendimarrëse
2. Mbështetje ekonomike, grante prej 5-10 mijë euro
3. Pagesë mujore 200 euro për nënat e fëmijëve me nevojë dhe përkujdesje të veçantë
4. Subvencionim të fëmijëve në çerdhe
5. Partneritete me ndërmarrjet e mëdha, çerdhe në vendin e punës (bashkë-financim komunë-biznes)
“Në qeverisjen time do të ketë barazi të plotë gjinore në çdo pozitë udhëheqëse dhe vendimmarrëse. Buxhetim i përgjegjshëm gjinor, planifikim i rregullt për mbështetje financiare të grave në çdo fushë’, thotë Riad Rashiti i PDK-së.
Kjo do të ndodh sipas tij, sepse vetëm bashkë me gratë dhe vajzat do të kemi një qeverisje komunale më të drejtë, të barabartë dhe të përgjegjshme.
“Ne, do të ndërtojmë një qeverisje për një Gjilan ma të mirë”, thotë Riad Rashiti, kandidat i PDK-së për kryetar komune në zgjedhjet e 12 tetorit. 