DYLON

Rashiti (PDK): Organizimi për Migrim në Teatrin e Gjilanit, turpi i kësaj qeverisje komunale

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – “A ka gjë më të turpshme dhe më të rëndë se sa kur institucionet e vendit dhe shtetit tënd, japin “me qira” infrastrukturën publike në mbështetje të emigrimit për qytetarë e vet, për të ikur sa ma larg edhe për mos tu kthyer më asnjëherë në vendin e tyre. Çfarë perspektive mund të shohin familjet tona, kur shohin se si komuna e tyre lejon organizimin e institucionalizuar për të ikur nga Kosova”.

Kështu ka nisur një reagim të tij, Riad Rashiti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, njëherësh anëtar i Kuvendit komunal, sipas të cilit, mu në Teatrin e Gjilanit komuna ka lejuar të bëhet biznes, për të organizuar këtë “festival” tre ditor për të aplikuar për emigrim në Lotarinë Amerikane. Kjo ka gjasë edhe të quhet si e arritura më e madhe e qeverisjes komunale, duke i ftuar të rinjtë dhe familjet tona që të aplikojnë për të ikur larg e më larg.

EkoHigjiena

“Kjo dëshmon se Gjilani është bërë simbol i largimit, i ikjes dhe i fikjes. Kjo qeverisje e katandisur nuk ofron asnjë mundësi minimale për qytetarët e saj që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, dihet çfarë fluksi të largimit bënë qytetarët e Gjilanit para dy viteve nëpërmes kampeve të Hungarisë. Ndërsa sot po shohim ikjen e institucionalizuar që po organizohet në qendrën e qytetit, me këtë qasje qytetarët tanë po shohin fikjen e shpresës për qytetarët e Gjilanit”, ka thënë Rashiti.

Sipas tij, në mungesë të projekteve zhvillimore për një mundësi punësimi dhe për një jetë normale, komuna e Gjilanit shihet se si ka degraduar deri në skajshmëri. “Për tri vite ende nuk është gjendje vetëm të shkruaj e hartoj në letër, një strategji të zhvillimit ekonomik, e lëre më të bëhet fjalë për strategji të realizueshme e cila do të krijonte një perspektivë për bizneset, të punësuarit, kuadrot profesionale, të rinjtë dhe familjet tona”, thotë tutje Rashiti i PDK-së..

Rashiti me ironi thotë se së paku për këto tri dite po shohin gjallëri në Teatrin e Gjilanit, jo për shkak të mbështetjes financiare për realizimin e ndonjë projekti për shfaqje apo për zhvillimin e aktiviteteve kulturore të këtij institucioni, por për arsye edhe ma të rëndësishme, ma madhore, ma nacionale dhe ma patriotike. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.