“Pas 10 viteve prej se ka nisur projekti i rrugës Malishevë-Vërbicë e Kmetocit hyn në buxhetin komunal 2024 edhe financimi për përfundimin e kësaj rruge”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan.
Ai ka thënë se projektet në vlerë prej 1.7 milion euro dhe të gjitha propozimet e PDK-së futen në buxhetin e vitit 2024
Sipas Rashitit të PDK-së, miratimi i buxhetit nga Kuvendi Komunal u votua me të gjtha propozimet e bëra nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes Bujar Nevzadit shef i Grupit të Këshilltarëve Komunal. Ne si PDK nuk lejuam asnjë projekt i këtij viti të largohet nga agjenda e investimeve në komunën e Gjilanit, pavarësisht një keq planifikimi dhe draft propozimi të buxhetit nga VV, e cila asnjë nga projektet e dështuara që të realizohen këtë vit, nuk e kishin planifikuar fare në buxhetin e vitit të ardhshëm, e këto projekte janë:
– Ndërtimi i Ambulantës në fshatin Uglarë, 102 mijë euro.
– Rregullimi i kanalizimeve më fshatin Bresalc dhe fshatrat për rreth, 355 mijë euro
– Rregullimi i trotuarit në rrugën kryesore për fshatin Malishevë dhe Përlepnicë 108 mijë euro
– Shpimi i puseve dhe shtrirja e rrjetit të ujësjellësit në zonën Verilindore të qytetit, 160 mijë euro
– Aneksi i objektit për zjarrfiksat, 100 mijë euro
– Pastrimi i lumit në fshatin Malishevë, 100 mijë euro, prej mallrave dhe shërbimeve.
I pari i PDK-së së Gjilanit, Riad Rashiti ka thënë tutje se përveç këtyre projekteve, me kërkesën dhe insistimin e PDK-së, janë hy në buxhet edhe tri projekte të reja që planifikohet të realizohen në vitin 2024, e ato janë;
1. Ndërtimi i rrugës dhe infrastrukturës përcjellëse për projektin e varrezave të reja të qytetit, 320 mijë euro.
2. Asfaltimi i rrugës Malishevë Vërbicë e Kmetocit, 340 mijë euro.
3. Hartimi i hartave zonale në qytetin e Gjilanit, 100 mijë euro.
“PDK është e përcaktuar për të kontribuar në vendimmarrjen e drejtë në Kuvendin Komunal. Ne do të kundërshtojmë diskriminimin në planifikim të investimeve dhe selektimin në vendimmarrjen komunale”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan. /2LONLINE/