DYLON

Rashiti (PDK): Luta po ankohet për borxhe, por i tepruan 3 milion euro

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Riad Rashiti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega n Gjilan, ka thënë se qeverisjes komunale në Gjilan po ankohet ende për borxhet e trashëguara ndërsa po i tepron buxheti për investime kapitale. Nga viti 2015 nuk u shfrytëzuan mbi 3 milion euro buxhet komunal dhe fonde të planifikuara për investime në projekte të ndryshme.
Rashiti, që është edhe anëtar i kuvendit ka thënë se në buxhetin e komunës 2015, nga të hyrat vetanake nuk u shfrytëzuan nga ky pushtet i dështuar mbi një milion euro (saktësisht 1,004,324.67 euro).

Sipas tij, nga grandet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, (sipas burimeve të informatave nga ministria) nuk u shfrytëzuan rreth 700 mijë euro për projektet në asfaltimin rrugëve nëpër fshatra. Si rezultat i mospunës së kësaj qeverisje komunale, problemeve me projektet dhe procedurat e tenderimit, ku shumë prej tyre i anuloi Agjensioni Kundër Korrupsionit dhe OSHP, për shkeljet ligjore të mëdha që janë bërë nga Prokurimi i komunës.

EkoHigjiena

Rashiti thotë se nga donatorët e huaj në projekte të ndryshme me participim, nuk u shfrytëzuan mbi 100 mijë euro. Si rezultat i problemeve me tenderët, kontrata dhe operatorët e kontraktuar.

Nga fondi humanitar për ndërtimin e shtëpive, 200 mijë euro nga viti 2014 nuk u shfrytëzuan, si rezultat i procedurave të tenderimi (arsyetimi zyrtar i komunës).

Nga projekti i Partneritetit Publiko Privat në kompaninë EkoHigjiena nuk u investuan mbi një milion euro, nga partneri Austriak (sipas kontratës do të duhej të investoheshin në vitin 2014/2015), si rezultat i mosbashkëpunimit në mes partnerëve publiko-privat.

“Dështim, dështim, dështim… Qeverisja e Lutës në vazhdimësi po merret me të kaluarën dhe të ardhmen duke premtuar dhe mashtruar qytetarët e Gjilanit. Për ne si PDK, Luta(Lutfi Haziri) nuk din, nuk mundet, nuk guxon dhe nuk punon për të realizuar projekte kapitale edhe kur e ka buxhetin e planifikuar, si dhe kur ka fonde të garantuara. Sepse mungon vullneti dhe gatishmëria për punë të hajrit!|. ka thënë Riad Rashiti i PDK-së. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.