DYLON

Rashiti (PDK): Komuna e Gjilanit nuk guxon të heshtë kur digjet mundi i një fermeri

Rashiti (PDK): Komuna e Gjilanit nuk guxon të heshtë kur digjet mundi i një fermeri
Avatar photo Redaksia

Riad Rashiti, kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në Gjilan, ka bërë me dije se Metush Ajvazi, një fermer i ndershëm dhe punëtor nga fshati Gumnishtë, sot po përballet me një gjendje të rëndë pasi që tri stallat e tij janë djegur plotësisht dhe kafshët kanë mbetur në fushë të hapur, pa strehë.

“Edhe pse ka kaluar një javë nga kjo ngjarje, askush nga zyrtarët komunal nuk ka gjetur kohën për ta vizituar këtë fermer. Gjatë vizitës time, ai u shpreh tejet i zhgënjyer me mungesën e përgjegjësisë institucionale”, ka thënë Rashiti i PDK-së.

EkoHigjiena

Ai shtoi se Komuna e Gjilanit duhet të veprojë pa vonesë dhe të ofrojë mbështetje konkrete financiare për Metushin dhe familjen e tij, sepse është obligim institucional që në këto raste kur një ekonomi familjare dëmtohet deri në këtë shkallë, t’i ndihmohet për ta ri-marr veten dhe të kenë kushte normale për punë.

“Të gjithë ne, si qytetarë dhe institucione, kemi përgjegjësi të mos e lëmë vetëm dhe ta mbështesim me aq sa janë mundësitë tona”, ka thënë Riad Rashiti i PDk-së.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.