DYLON

Rashiti (PDK): Familjet tona po e ndriçojnë vjedhjen e Qeverisë me pagesat që bëjmë çdo muaj!

Rashiti (PDK): Familjet tona po e ndriçojnë vjedhjen e Qeverisë me pagesat që bëjmë çdo muaj!
Avatar photo Redaksia

“Në vitin 2025, Qytetarët e Kosovës nuk po paguajnë më shumë për shkak të krizës së energjisë globale, por për shkak të hajnisë së organizuar nga Qeveria Kurti dhe monopoleve të energjisë që i mbron ajo”, ka thënë në një reagim të tij, Riad Rashiti, kryetar i Partisë Demorkatike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan.

Sipas tij, transporti i energjisë që u ble me 1.11 euro për MWh, po na faturohet me 798 euro. Në shtetet e Ballkani ka pas rritje vetëm prej 10–30%.

EkoHigjiena

“Kjo nuk është ekonomi, kjo nuk është krizë, kjo është vjedhje e legalizuar dhe ne qytetarët po paguajmë për: – Marrëveshje të fshehta me kompani private, Pazare në errësirë, Heshtjen kriminale të ZRRE-së, por edhe për Fajin e mos reagimit të organizuar qytetarë”, ka thënë Rashiti i PDK-së.

Sipas tij, ky  është abuzim me paranë publike dhe poshtërim i çdo fature që paguajmë!

“Secili nga ne, duhet ta ndriçojmë të vërtetën dhe jo vetëm faturat tona”, ka thënë, në fund të reagimit të ti, i pari i PDK-së, së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.