DYLON

Rashiti: Pamje të tmerrshme!

Rashiti: Pamje të tmerrshme!
Avatar photo Redaksia

Po të udhëtosh në rrugën magjistrale, Gjilan – Ferizaj, do të hasësh në pjesë të rrugës si në fotot e mëposhtme të dërguara nga një lexues i yni në fshatin Livoç i Ultë.

Ky dëmtim i asfaltit ka nxituar reagime të shumta të qytetarëve të asaj ane, por edhe në përgjithësi të gjilanasve, e  edhe të subjekteve politike të cilët fajësojnë pushtetet e niveleve lokale e qendrore që kanë lejuar një gjë të tillë, ndonëse është asfaltuar tani së fundi.

EkoHigjiena

Një reagim ka ardhur edhe nga kryetari i PDK-së së Gjilanit, Riad Rashiti.

“Këto pamje janë vërtet të tmerrshme, por kështu është kur adoleshentët qeverisin me Gjilanin, kur praktikanti i VV-së e luan rolin e inxhinierit dhe t’i mbikëqyrë projektet kapitale. Sepse pas tre muajsh që asfaltohet kjo rrugë të bëhet në këtë gjendje është turp, plus është hera e tretë që e njëjta rrugë është asfaltuar brenda dy viteve të fundit”, ka thënë Rashiti.

Sipas tij, “për Gjilanin nuk ka rrugë tjetër, në zgjedhjet lokale këtë kryetar komune që e kemi, duhet me emëru drejtor të kinemasë sepse është i lindur vetëm për filma të të gjitha zhanreve, prej komedisë, dramave dhe horrorit”

“Turp i madh çka po ndodhë me qytetin tonë”, përfundon reagimin e tij, Riad Rashiti i PDK-së.  /2LONLINE/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.