DYLON

Rashiti: Luta e ka bo Gjilanin si Siri

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Këto rrugë në gjendje të mjerueshme nuk janë në Siri, por në rrugët e qytetit të Gjilanit, konkretisht rruga “Enver Miftari” që lidhë qendrën e qytetit me rrugën qarkore. Dallimi i vetëm është se në Siri infrastruktura rrugore është shkatërruar nga bombardimet, ndërsa te ne në Gjilan janë shkatërruar nga llumi qeverisës që sot ka komuna e Gjilanit nën udhëheqjen e Lutfi Hazirit, thuhet në një reagim të PDk-së së Gjilanit.

Sipas asamblistit të PDK-së Riad Rashiti, komuna e Gjilanit e ka kontraktuar kompaninë për mirëmbajtjen e rrugëve verore në vlerë prej 161,780.00 euro, mirëpo kjo rrugë për këto dy vite asnjëherë nuk është trajtuar (qoftë mbulimin e gropave me rërë), sikurse edhe shumë rrugë të tjera të qytetit por edhe të fshatrave të komunës të cilat janë bërë të pakalueshme dhe të cilat po i shkaktojnë dëme të mëdha në automjetet e qytetarëve të Gjilanit, të cilët gjatë vitit paguajnë qindra mijëra euro taksë komunale.

EkoHigjiena

“Derisa Luta flet për autostrada të reja që do të ndërtohen kah Gjilani, nëpër rrugët e komunës që e udhëheqë ai nuk mund të kalohet me vetura, por ka ardhur koha që nëpër disa rrugë të qytetit të përdoret transporti me qerre e kuaj. Kjo qeverisje e Lutës po e kthen jetën mesjetare në Gjilan”, thotë Riad Rashiti, anëtar i Kuvendit komunal të Gjilanit nga radhët e PDK-së. /2L ONLINE/




Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.