DYLON

Rashiti: Kësaj i thonë tragjedi politike dhe ekonomike, Gjilani ka humbur 120 milionë euro investime

Rashiti: Kësaj i thonë tragjedi politike dhe ekonomike, Gjilani ka humbur 120 milionë euro investime
Avatar photo Redaksia

“Për katër vite, nën qeverisjen e mjerueshme të Alban Hysenit, Gjilani ka pësuar krime politike dhe ekonomike. Dështim pas dështimi, premtime të rrejshme dhe një qytet i bllokuar totalisht”, ka thënë Riad Rashiti, kreu i PDK-së së Gjilanit, njëherësh kandidat i këtij subjekti për kryetar komune në zgjedhjet që do të mbahen me 12 tetor.

Sipas tij , këto janë dëshmitë e 20 projekteve të kontraktuara, planifikuara, financuara dhe bllokuara:

EkoHigjiena

Qarkoren e re të qytetit Gjilan 27,000,000.00
Impianti i Ujërave të Zeza 26,000,000.00
Palestra e sporteve në Zhegër 1,200,00.00
Arhiva e Komunës Gjilanit 2,200,000.00
Parkingu nëntokësor 1,000,000.00
Stadiumi i qytetit Gjilan 12,000,000.00
Kult Qendra 1,300,000.00
Varrezat e reja të qytetit 1,300,000.00
Fshati Social 1,000,000.00
Autostrada 35,000,000.00
Smart City 750,000.00
Tabelat digjitale në shkollat e Gjilanit 300,000.00
Projekte të QMF 350,000.00
Projekte të shkollave 200,000.00
Palestra sporteve Bashkim Selishta 2,500,000.00
Zgjerimi rrugës dalje për Prishtinë 500,000.00
Funksionalizimi i Rrjeteve të ujësjellësit 1,000,000.00
Objekti i administratës komunale 2,800,000.00
Zona Ekonomike 2,200,000.00
Projekte tjera infrastrukturore 2,100,000.00

“Ky kryetar komune e ka rrënuar qytetit tonë, ka vrarë shpresën e rinisë dhe e ka kthyer Gjilanin në shembull të paaftësisë politike. Unë, nuk do ta lejoj më këtë turp”, ka thënë tutje Riad Rashiti i PDK-së.

Ai shtoi se Gjilani nuk meriton kryetar që shkatërron investimet, por lidership që punon për qytetarët.

“Më 12 tetor, i japim fund mashtrimit.  Na duhesh edhe TI për ta bërë ndryshimin e madh në Gjilan”, ka thënë Rashiti i PDK-së, i cili më 12 tetor, garon për postin e të parit të komunës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.