DYLON

Rashiti i PDK-së: Reagim publik për cilësinë e ndërtimit të stadiumit të Gjilanit

Rashiti i PDK-së: Reagim publik për cilësinë e ndërtimit të stadiumit të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

“Pamjet e fundit nga punimet në stadiumin e qytetit të Gjilanit janë shqetësuese dhe tregojnë një realitet të hidhur, cilësi skandaloze e ndërtimit”, thuhet në një reagim të Riad Rashitit, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan, i cili ka shpërndarë edhe fotografi për ta ilustruar reagimin e tij.

EkoHigjiena

Ai tha se bazuar në fotografitë e publikuara shihet shumë qartë se betoni është i çarë dhe i shkatërruar në disa pjesë të bazamentit. Moskompaktimi dhe mosvibrimi gjatë betonimit, dëshmojnë se punimet aty janë të pakontrolluara dhe pa mbikëqyrje profesionale.

Rashiti tha se është e papranueshme që një objekt publik, i ndërtuar me miliona euro të qytetarëve, të punohet me këtë cilësi.

AI ka thënë se kryetari i Komunës ka përgjegjësi direkte, sidomos kur në komisionet mbikëqyrëse emërohen praktikantë pa përvojë dhe pa kualifikim të duhur profesional.

“Ne kërkojmë hetim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse, llogaridhënie dhe kthim të standardeve në ndërtim. Gjilani nuk ka nevojë për stadium të rrezikshëm. Për katër vite fare pak punove, por gjithçka e shkretove”, ka thënë Riad Rashiti, kreu i PDK-së së Gjilanit.  /2LONLINE/