DYLON

Rashiti i PDK-së: Kryetari i Gjilanit pengoi aktivitetet sensibilizuese në përkrahje të çlirimtarëve

Rashiti i PDK-së: Kryetari i Gjilanit pengoi aktivitetet sensibilizuese në përkrahje të çlirimtarëve
Avatar photo Redaksia

Kryetar i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni ka reaguar sot pas aktgjykimit dënuese nga Gjykata e Hagës ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit (shih shkrimin: Hyseni: Padrejtësia që ndodhi sot në Hagë na rëndon të gjithëve ), por se kjo e ka irrituar Riad Rashitin e PDK-së duke mos besuar në sinqeritetin e të parit të komunës, të cilin edhe e ka kritikuar për pengim të aktiviteteve në mbështetje të çlirimtarëve.

“Kryetari i Gjilanit sot del publikisht dhe reagon kinse për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj vendimit në Hagë, ndërkohë që në vazhdimësi ka marrë masa dhe ka penguar aktivitetet sensibilizuese të platformës “LIRIA KA EMËR”, është shprehur Rashiti në një reagim të tij.

EkoHigjiena

Sipas tij, kryetari Hyseni tri herë nuk iu është përgjigjur kërkesave zyrtare të organizatës “Liria Ka Emër” për koordinimin dhe caktimin e orës së pritjes në Gjilan. Komuna e Gjilanit ishte e vetmja që nuk iu përgjigj kërkesës për përkrahje të kësaj platforme,  kryetari i komunës ka penguar edhe drejtorin e Arsimit që të koordinohej me aktivitetet e organizuara në përkrahje të çlirimtarëve, ka publikuar njoftimin për bllokimin e rrugës së Prishtinës pikërisht në ditën kur organizohej “Marshi për Liri”, nuk e ka mbështetur me asgjë asnjërin prej këtyre aktiviteteve, as me veprim, as me përkrahje, as me koordinim.

Për më tepër ja reagimi i plotë i Rashitit:

Pa fije turpi!

Kryetari i Gjilanit sot del publikisht dhe reagon kinse për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj vendimit në Hagë, ndërkohë që në vazhdimësi ka marrë masa dhe ka penguar aktivitetet sensibilizuese të platformës “LIRIA KA EMËR”.

Ky kryetar komune tri herë nuk iu është përgjigjur kërkesave zyrtare të organizatës “Liria Ka Emër” për koordinimin dhe caktimin e orës së pritjes në Gjilan. Komuna e Gjilanit ishte e vetmja që nuk iu përgjigj kërkesës për përkrahje të kësaj platforme.

Ky kryetar komune ka penguar edhe drejtorin e Arsimit, Jeton Rexhepi, që të koordinohej me aktivitetet e organizuara në përkrahje të çlirimtarëve.

Ky kryetar komune ka publikuar njoftimin për bllokimin e rrugës së Prishtinës pikërisht në ditën kur organizohej “Marshi për Liri”.

Ky kryetar komune nuk e ka mbështetur me asgjë asnjërin prej këtyre aktiviteteve. As me pjesëmarrje apo veprim, as me përkrahje, as me koordinim.

E sot del dhe “çirret” në publik.

Marre ty.

Ky kryetar komune, në vend se të ishte në krah të qytetarëve dhe të aktiviteteve në mbështetje të çlirimtarëve, ka zgjedhur të ndjekë politikën e VV-së, e cila prej vitesh është karakterizuar nga akuza dhe përplasje politike me liderët e UÇK-së.

Prandaj, reagimi i sotëm nuk mund ta fshehë atë që ka ndodhur dje.

Veprat flasin më shumë se fjalët.

Turp për këtë qasje dhe për të gjithë ata që për vite kanë punuar kundër liderëve të UÇK-së, ndërsa sot tentojnë të paraqiten si mbështetës të tyre.

Kosova nuk harron.

Ne nuk harrojmë.

Bota sillet.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.