DYLON

Rashiti i PDK-së i tregon arsyet pse PDK-ja nuk e voton buxhetin komunal të propozuar për vitin 2025

Rashiti i PDK-së i tregon arsyet pse PDK-ja nuk e voton buxhetin komunal të propozuar për vitin 2025
Avatar photo Redaksia

Riad Rashiti kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan, i ka numëruar pesë arsye pse si PDK nuk e votojnë këtë buxhet të propozuar komunal për vitin 2025.

“Planifikimi i buxhetit 2025 është bërë shkel e shko dhe nuk është bërë në interesin e qytetarëve të Gjilanit, por është i menduar mirë qysh me e rrit buxhetin më shumë te kodet buxhetore ku mund të keqpërdoret lehtë, si te subvencionet dhe mallra e shërbime. Keqpërdorime që janë dëshmuar edhe në dy vitet tjera 2023/24”, ka thënë Rashiti.

EkoHigjiena

Sipas tij, marr parasysh që në vitin e ardhshëm janë dy palë zgjedhje, nacionale dhe lokale, buxhetin e komunës kryetari i Gjilanit e ka propozuar tipike për fushatën e tij zgjedhore.

Ja arsyetimi i plotë i Rashitit të PDK-së.

***

Qytetarë të nderuar të Gjilanit,

Më lejoni që sot të paraqes pesë arsyet tona si PDK, pse nuk e votojmë këtë buxhet të propozuar komunal për vitin 2025.

Planifikimi i buxhetit 2025 është bërë shkel e shko dhe nuk është bërë në interesin e qytetarëve të Gjilanit, por është i menduar mirë qysh me e rrit buxhetin më shumë te kodet buxhetore ku mund të keqpërdoret lehtë, si te subvencionet dhe mallra e shërbime. Keqpërdorime që janë dëshmuar edhe në dy vitet tjera 2023/24.

Marr parasysh që në vitin e ardhshëm janë dy palë zgjedhje, nacionale dhe lokale, buxhetin e komunës kryetari i Gjilanit e ka propozuar tipike për fushatën e tij zgjedhore. Sepse krejt ky planifikim buxhetor është i imponuar nga vet ai, i cili;

1. Ka zvogëluar për 1.2 milion euro buxheti për investime kapitale te shërbimet publike, në vend që të ketë rritje sepse buxheti komunal në vitin 2025 është më i madh se në këtë vit.

2. Ka rritur për 1.2 milion euro buxhetin për subvencione dhe mallra e shërbime, duke mos ofruar asnjë informatë të vetme për këtë planifikim. Kjo rritje e buxhetit është bërë për fushatën komunale të kryetarit të komunës, për blerje votash.

3. Nuk ka paraqitur barabarësi në investime kapitale – Planifikimi i buxhetit për investime kapitale nuk është aspak i shpërndarë në harmoni me kërkesat e qytetarëve të lagjeve të qytetit dhe fshatrave të Gjilanit.

4. Nuk ka përfshirë në buxhetin e 2025, projektet që janë të planifikuara në buxhetin e këtij viti, por që kanë dështuar të nisin dhe përfundojnë.

5. Për 3.6 milion buxhet i propozuar të kodi për bashkëfinancim të projekteve, nuk ka paraqitur asnjë informatë se për cilat investime komuna e Gjilanit e ka ndarë këtë buxhet.

Sigurisht që ka edhe shumë të meta të tjera ky propozim buxhet 2025, andaj nuk do të lejojmë që me votat e PDK-së në Kuvendin Komunal të miratojmë një buxhet të keqpërdorimeve, mashtrimeve dhe dështimeve.

Sot po e publikojmë edhe listën e plotë të projekteve kapitale që i ka planfikuar në buxhetin e 2025, të ndara sipas vendbanimeve, lagjeve dhe fshatrave të komunës së Gjilanit.

Anarkia në Gjilan nuk mund të vazhdojë kështu, andaj PDK kërkon dorëheqjen e kryetarit të komunës dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme lokale bashkë me ato parlamentare. /2LONlLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.