DYLON

Rashiti: E turpshme, Komuna e Gjilanit po injoron figurat e lavdishme të UÇK-së, harrohet përvjetori i heroit Abdullah Tahiri

Rashiti: E turpshme, Komuna e Gjilanit po injoron figurat e lavdishme të UÇK-së, harrohet përvjetori i heroit Abdullah Tahiri
Avatar photo Redaksia

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Dega në Gjilan, Riad Rashiti, në një deklaratë për publikun ka shprehur reagimin e tij, duke thënë se është e papranueshme dhe e pakuptimtë që për shkak të inateve politike, Komuna e Gjilanit dhe konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, po bëjnë selektime në përkujdesjen institucionale ndaj dëshmorëve të luftës çlirimtare.

Ai tha se nesër shënohet përvjetori i rënies së heroit tonë kombëtar, Abdullah Tahiri – një prej figurave më të rëndësishme të luftës për liri dhe në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Anamoravë dhe është obligim moral, qytetar e institucional që çdo përvjetor i tillë të përkujtohet denjësisht nga institucionet lokale dhe ato qendrore.

EkoHigjiena

Fatkeqësisht, thotë tutje Rashiti, Komuna e Gjilanit ka dështuar të realizojë agjendën vjetore të aktiviteteve për nder të heronjve tanë, duke injoruar kështu edhe këtë përvjetor të rëndësishëm.

“Në mungesë të këtij organizimi, Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan do të marrë përsipër nderimin e figurës së Abdullah Tahirit. Ftojmë qytetarët, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e çmojnë sakrificën për liri, që nesër, me datë 19 Maj në ora 11:00, të bashkohen me ne në homazhe që do të fillojnë tek Varrezat e Dëshmorëve, do të vazhdojnë tek shtatorja e Abdullah Tahirit në Gjilan, e më pas në aktivitetin përkujtimor në shkollën e fshatit Malishevë”, thotë i pari i PDK-së së Gjilanit, Riad Rashiti.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.