DYLON

Rashiti e quan skandaloze veprimin e Komunës së Gjilanit që jep tender 450 mijë euro për punësimin e 28 mjekëve dhe infermierëve

Rashiti e quan skandaloze veprimin e Komunës së Gjilanit që jep tender 450 mijë euro për punësimin e 28 mjekëve dhe infermierëve
Avatar photo Redaksia

“Po thellohet gjendja e jashtëzakonshme buxhetore në komunën e Gjilanit, me veprimet e kryetarit të komunës i cili e nënshkroi tenderin prej 449,683.20 euro me një kompani nga Prishtina “KOSOVAMED” për punësimin e 28 mjekëve dhe infermierëve. Krejt kjo pa asnjë planifikim buxhetor”, thotë Riad Rashiti, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Gjilan.

Sipas tij, konkurset për mjekë dhe infermierë janë vonuar më shumë se dy vite, ndërsa dhjetëra të punësuar kryetari i Gjilanit i ka bërë me kontratë në vepër, poashtu përmes kontratës me Islamic Reliefi Kosova ka nënshkruar 376 mijë euro kontratë bashkëfinancimi për 19 të punësuar.

EkoHigjiena

“Buxheti i planifikuar për paga vitin e kaluar ka shkuar në suficit, ndërsa buxheti i planifikuar për projekte përmes mallra dhe shërbimeve shpenzohet për punësime familjare. Kjo është arsyeja se pse PDK nuk merr përgjegjësi në miratimin e buxhetit komunal, kur po shihen e dëshmohen veprimet skandaloze dhe të jashtëligjshme të kryetarit të komunës së Gjilanit”, ka thënë Riad Rashiti i PDK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.