DYLON

Rashiti: Dega e PDK në Gjilan, e gatshme për garën e fitores

Rashiti: Dega e PDK në Gjilan, e gatshme për garën e fitores
Avatar photo Redaksia

Shtabi Zgjedhor me të gjitha strukturat e degës, është në vlugun e aktiviteteve të përgatitjeve për zgjedhjet komunale të 22 tetorit. Në këtë kuadër, janë marrë përgjegjësit nga të gjitha sektoret e Shtabit Zgjedhor për angazhim maksimal për të qenë sa më të përgatitur për fitoren e PDK-së në këto zgjedhje.

Kështu shprehet Shefi I Shtabit Zgjedhor, i PDK-së së Gjilanit, Riad Rashiti, sipas të cilit gjithandej, nga strukturat e nëndegëve, shoqëria civile, grupe të interesit, janë sjellë emra autoritativ dhe me kredibilitet publik, që do të pasurojnë edhe më listën fitimtare të Degës së PDK-së për këto zgjedhje.

Po ashtu, ai thotë se Dega ka marrë qëndrim për emrin e kandidatit për kryetar të Komunës, të cilin do t’ia dërgoj qendrës (PDK-së) për nominim.

EkoHigjiena

“Përndryshe, PDK dega në Gjilan, me unifikimin e strukturave me gjithë potencialin dhe kapacitetet disponuese, dhe përgatitjet që është duke i bërë, garanton fitoren përballë rivalëve të tjerë politik, me qëllimin e shpëtimit të komunës nga kaosi, anarkia totale që e ka pllakos komunën për një mandat të plotë qeverisës nga LDK, si dhe marrjen e mundësisë që komunën ta qeverisë një subjekt tjetër, i cili paraprakisht ka dëshmuar se është kundër shtetit të Kosovës dhe rendit demokratik:, thotë Rashiti i PDK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.