DYLON

Rashiti: Çdo ditë e më shumë po i shtohet paniku pushtetit komunal, sidomos tani pak ditë para zgjedhjeve nacionale

Rashiti: Çdo ditë e më shumë po i shtohet paniku pushtetit komunal, sidomos tani pak ditë para zgjedhjeve nacionale
Avatar photo Redaksia

“Aspak nuk është e vërtet se do të mbesin pa paga 2700 punëtorë dhe shërbyes civil, si pasojë e mos miratimit të buxhetit për komunën e Gjilanit. Ata nga marsi do t’i marrin pagat normalisht pa asnjë vonesë”, ka thënë Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit.

Sipas tij, e vërteta e hidhur është e rëndë vetëm për kryetarin e komunës, sepse sipas ligjit të financave, nga 1 marsi do ta ketë një administrator nga ministria e financave që do të menaxhojë buxhetin e Gjilanit për këtë vit. Kjo është e vetmja pasojë, për mos miratimin e buxhetit komunal deri më 28 shkurt.

EkoHigjiena

Rashiti thotë tutje se kryetari i komunës e ka humbur plotësisht besimin e qytetarëve të Gjilanit, ashtu qysh e ka humbur më parë besimin e përfaqësuesve të tyre në Kuvendin Komunal, ashtu qysh e ka humbur besimin edhe të vet asambleistëve të VV-së, ku edhe sot në seancën “urgjente” të thirrur nga ai, i janë përgjigjur vetëm 6 nga 10 sa janë në Kuvendin Komunal.

“Kryetar qetësoje veten pak këto ditë dhe prite verdiktin e qytetarëve të Gjilanit më 9 shkurt”, ka thënë Rashiti i PDK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.