DYLON

Rashiti: Buxheti do të miratohet, por në harmoni me ligjet, udhëzimet dhe rregulloret e përcaktuara

Rashiti: Buxheti do të miratohet, por në harmoni me ligjet, udhëzimet dhe rregulloret e përcaktuara
Avatar photo Redaksia

“Ikja e Alban Hysenit nga marrëveshja e takimit në mes subjekteve politike lidhur me miratimin e buxhetit komunal 2025, shpërfaq lojërat e tij politike, jo seriozitetin, papërgjegjësinë dhe idenë e tij për tu viktimizuar nga opozita, kinse po e bllokon vendimmarrjen në Kuvendin Komunal të Gjilanit”, ka thënë, Riad Rashiti, kryetar i PDK-së së Gjilanit.

Ai tha se ekzistojnë dëshmitë në administratën e Kuvendit Komunal nga takimi i mbajtur në mes subjekteve politike, që edhe Alban Hyseni është pajtuar për hapat që duhet ti bëjnë bashkarisht për miratimin e buxhetit komunal, bazuar në rekomandimet e MAPL dhe procedurat ligjore që duhet zbatuar nga ekzekutivi dhe Kuvendi Komunal.

“Ne edhe më heret e kemi thënë, që ky kryetar komune, mendon ndryshe, flet ndryshe dhe vepron ndryshe. Atij askush më nuk i zë besë, sepse është i pabesë vet. Ai e din fare mirë, që këtë buxhet çfare e ka propozuar nuk mund t’ia imponojë Kuvendit Komunal për miratim, por as nuk e ka mundësinë e bllokimit të miratimit të buxhetit”, ka thënë Rashiti.

Ai shtoi se opozita në Gjilan, në harmoni me ligjet, udhëzimet dhe rregulloret e përcaktuara, do ta miratojmë buxhetin komunal 2025, para datës 28 shkurt kur është edhe dita e fundit e afatit ligjor.

“Ne jemi të përgjegjshëm para qytetarëve të Gjilanit dhe nuk do të lejojmë që të pësojë askush nga lojërat e ulëta të këtij kryetari dështak me tërë ekipin e tij që e ka degraduar aq keq qeverisjen komunale.
Pra partitë opozitare në Gjilan do ta miratojnë buxhetin komunal, dhe kryetari i komunës nuk mundet ta imponojë e as të bllokojë këtë vendim me interes të lartë për qytetarët tanë”, ka thënë i pari i PDK-së së Gjilanit, Riad Rashiti.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.