DYLON

Rashiti: Aq e vogël është AAK-ja sa nuk ka as laps!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Riad Rashiti nga radhët e PDK-së së Gjilanit thotë se nuk i kanë bërë përshtypje deklarimet e Kryetarit të AAK-së së Gjilanit, njëherësh nënkryetar komune, Rexhep Kadriut, rreth partneriteteve, për t’u deklaruar përjashtuese ndaj PDK-së, duke thënë se AAK-ja është shumë e vogël në Gjilan, sa që, ai me ironi thotë se, AAK-ja e vogël, nuk ka as laps, për me i ra dikujt me të kuqe.

Shih shkrimin: AAK-ja e Gjilanit e nënvizon me të kuqe PDK-në

EkoHigjiena

Rashiti tha se megjithatë kjo nuk ka të bëjë me AAK-në, por me vet Kadriu i cili nuk mund as të përfaqësojë zërin e AAK-në, sepse deri më tani në këtë bashkëqeverisje, ai ka mbrojtur vetëm interesin e tij personal e jo të partisë. “Problemi i tij është shqetësimi që ka për vetën e tij, interesin e tij. Ai ka frikë nga humbja sepse do të humb personalisht, me humbje do të dëmtohen interesat personale të tij, sepse ai nuk e ka dertin e partisë”, thotë Rashiti. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.