DYLON

Rashiti: Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët islam!

Rashiti: Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët islam!
Avatar photo Redaksia

Riad Rashit, kreu i PDK-së së Gjilanit u shpreh se Ramazani është muaji i bekuar dhe i shenjtë për të gjithë besimtarët që besojnë në Zotin e gjithësisë.

“Ky muaj i madhëruar është periudha e agjërimit, adhurimit dhe afrimit shpirtëror me Krijuesin. Ne si besimtarë duhet të shfaqim më shumë durim, devotshmëri dhe përkushtim, duke pastruar zemrat tona dhe duke u angazhuar në vepra të mira”, ka thënë Rashiti, gjatë vizitës në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.

EkoHigjiena

Ai shto ise Ramazani simbolizon mëshirën, faljen dhe begatitë hyjnore, ku çdo vepër e mirë shumëfishohet dhe çdo lutje e sinqertë është e pranuar.

“Le të jetë ky muaj momenti i forcimit të besimit dhe i afrimit me njëri-tjetrin në frymën e solidaritetit dhe dashurisë”, ka thënë Rashiti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.