DYLON

Rashit Zylfiu mbrojti me sukses temën e punimit master

Rashit Zylfiu mbrojti me sukses temën e punimit master
Avatar photo Redaksia

Në Kolegjin AAB, përkatësisht në Fakultetin e Gazetarisë, departamenti i Komunikimit Masiv dhe Gazetari, niveli Master, kandidati Rashit Rexhep Zylfiu ka mbrojtur punimin e master-it me titull: “SPECIFIKAT E TRANSFORMIMIT TË PREDIKIMIT FETAR NGA AI TRADICIONAL NË ONLINE” me sukses të dalluar.

Mbrojtja është bërë para komisionit të përbërë nga:

Dr.Sc. Resul Sinani, kryetar
Prof. Ass. Dr. Hasan Saliu, mentor
Dr.Sc. Bujar Tafa, anëtar

EkoHigjiena

Pas mbrojtjes së punimit, kandidati nga Gjilani është shprehur: “Falënderoj Zotin e madh, familjen time, miqtë dhe gjithë kolegët për mbështetjen e vazhdueshme gjatë këtyre viteve. I falënderoj edhe profesorët për angazhimin e tyre në mësimdhënie, në veçanti Prof. Ass. Dr. Hasan Saliun, i cili ishte mentori im në punimin e master-it dhe njëkohësisht më ofroi ndihmë dhe mbështetje shumë të madhe!”

Rashit Zylfiu ka kryer shkollën fillore dhe të mesme në Gjilan, ndërsa studimet i ka përfunduar në Riad te Arabisë Saudite. Tani kryen punën e imamit dhe ligjeruesit në xhaminë “Kodra e Dëshmorëve “ në Gjilan dhe është një ndër imamët e dalluar në Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.