• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Politikë

Rashit Sahiti mirëpritët nga Ukë Rugova, djali i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova

Redaksia 2LONLINE 7 Nëntor, 2018 3 min
 Rashit Sahiti mirëpritët nga Ukë Rugova, djali i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova

Sot, Kryetari i Nëndegës së LDK-së të fshatit Malishevë dhe një ndër themeluesit e LDK-së në Gjilan, prof. Rashit Sahiti, është mirëpritur nga Ukë Rugova, djali i presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në shtëpinë e tij në Velani të Prishtinës.

“Lëvizja e rezistencës paqësore e presidentit të ndjerë Dr. I. Rugovës është medalja e artë e cila e ka sjellë lirinë dhe pavarësinë e vendit. Ajo duhet vetëm që të na bashkojë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, për çka duhet të jemi shumë krenar që sot e kemi lirinë dhe shtetësinë tonë. Në të njëjtën kohë duhet çdo ditë të mendojmë, për të gjithë ata të cilët kanë dhënë diçka, kontributdhënësit për shtetin tonë, për Republikën e Kosovës.

Po ashtu ky respekt veçanërisht iu takon dëshmorëve, heronjve martirëve, por gjithsesi edhe gjithë atyre njerëzve që me sakrificën e tyre, kanë treguar vërtetë një qëndrueshmëri të paepur dhe kanë besuar në qëllimin tonë me të shenjtë të popullit tonë, siç ka qenë liria dhe pavarësia e Dr. Ibrahim Rugovës. E kjo familje ka pasur një sublimim historik për rrugëtimin e gjatë të presidentit Rugova, i cili na mundësoi që përfundimisht të kem shtetin tonë të pavarur dhe sovran” deklaroi kryetari prof. Rashit Sahiti.

Ndërsa në anën tjetër, Ukë Rugova ka falënderuar kryetarin Rashit Sahiti, që sot, ka gjetur kohë që të bëjë homazhe tek varri i presidentit, por dhe që e vizitoi familjen e tij. Po ashtu i’u është falenderuar për kontributin e dhënë në themelimin e LDK-së në Gjilan, në kohët më të vështira të popullit tonë. “Gjilani së bashku me ju dhe kryetarin z. Lutfi Haziri, gjithmonë ishin fuqimisht mbështetës dhe përkrahës të mëdhenjë të presidentit Rugova”, deklaroi Ukë Rugova.

Etiketa:Ibrahim Rugova kryesore LDK politika Gjilna Rashit Sahiti Ukë Rugova.
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Parashikimi i motit për sot e nesër

1 Korrik, 2022
Njoftime/Shpallje

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të gjeneratës 2022 të FSK-së

1 Korrik, 2022
Lugina

Shaip Kamberi rizgjedhet deputet në Parlamentin e Serbisë

1 Korrik, 2022
N'rrjet

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni mirëpret në takim shefen e UNMIK-ut, znj.

30 Qershor, 2022
Lajme të ngjashme

Guda (LDK): Sektori i shëndetësisë në Gjilan- i neglizhuar e i harruar

26 Qershor, 2022

Komisioni i Shëndetësisë nga LDK, Dega Gjilan, mban konferencë për medie

25 Qershor, 2022

LDK’ja – Qeverisë Komunale: Lërini eksperimentet, grahni punës!

23 Qershor, 2022

Haziri: Qeveria komunale është në amulli, e harruan qytetin, fshatin, Stanishorkën, Mirushën, stadiumin…

18 Qershor, 2022

Çështja e bursave: Komunikata e LDK dhe ajo e Vetëvendosjes

13 Qershor, 2022

Hipokrizia e LDK-së!

9 Qershor, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com