Prestigjiozja sportive gjermane “Kicker”, ka përpiluar listën e sulmuesve më të mirë për pjesën e dytë në Bundesliga për sezonin 2018/19, duke bërë bashkë gjitha statistikat për ta zgjedhur në fund treshen me te mire.
“Ngritja e shpejtë e Rashicës”, ky është titulli i Kicker për Milot Rashicën, që është zgjedhur i treti më i mirë për pjesën e dytë të sezonit në Bundesliga, pasi ka shkëlqyer nga janari deri në maj.
“Kosovari në pjesën e dytë të sezonit e ka pasur një ngritje të shpejtë, nga roli i rezervistit, në performues kryesor, duke shënuar dhe asistuar”, shkruan Kicker.
Nga vendi i shtatë që ishte në dhjetor, në pjesën e parë të sezonit, për shkak se Rashica nuk po luante shumë – është ngjitur në vendin e tretë, pasi shkëlqeu në pjesën e dytë të sezonit në vitin 2019.
I dyti më i mirë është vlerësuar sulmuesi 26-vjeçar i Bayern Leverkusen, kurse më i miri sipas Kicker edhe njëherë është zgjedhur sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski.
Rashica e përfundoi sezonin me 12 gola dhe 6 asiste në 30 ndeshje me Werder Bremen.