DYLON

Rashica në Kosovë për përkrahje morale kundër Çekisë

Rashica në Kosovë për përkrahje morale kundër Çekisë
Avatar photo Elife Sherifi

Ylli i Kosovës, Milot Rashica do jetë në përkrahje morale nëse jo në fushë të gjelbër për Kosovën. Ai do të jetë tifozi numër një në tribina në ndeshjen kundër Çekisë.

Përkundër që është i lënduar dhe s’do të ketë mundësi të luajë në dy ndeshjet e radhës të Kosovës, Milot Rashica ka gjetur kohë për të shkuar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku “Dardanët” po e mbajnë seancën e fundit stërvitore, para ndeshjet ndaj Çekisë.

Futbollisti i Werder Bremenit, pritet të mungoj të paktën edhe 10 ditë.

EkoHigjiena

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar atë që të vijë në Kosovë për të përkrahur bashkëlojtarët për ndeshjen e ardhshme.