DYLON

Rapuca: Vazhdon mbështetja për OJQ-të që veprojnë në fushën e mirëqenies sociale

Rapuca: Vazhdon mbështetja për OJQ-të që veprojnë në fushën e mirëqenies sociale
Avatar photo Redaksia

“Mbështetja për përmirësimin e mirëqenies sociale të qytetarëve nga Komuna e Gjilanit po vazhdon. Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka shpall thirrje publike për mbështetje financiare të projekteve të organizatave joqeveritare (OJQ-ve) që veprojnë në fushën e mirëqenies sociale”, thotë Hekuran Rapuca, ushtrues detyre i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Rapuca tha se kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjitha OJQ-të që ofrojnë shërbime apo zhvillojnë projekte që ndikojnë pozitivisht në jetën e qytetarëve të Gjilanit.

EkoHigjiena

Sipas tij, Komuna e Gjilanit përkatësisht Drejtoria për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, për këto projekte do të ndajë 360 mijë euro. Derisa shuma minimale e një projekti fillon nga 1 mijë euro deri në 100 mijë euro.

“Kjo mbështetje tregon përkushtimin e qeverisjes komunale për forcimin e shërbimeve sociale dhe familjare në Komunën e Gjilanit”, tha Hekuran Rapuca.

U. d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenies Sociale, theksoi se Komuna e Gjilanit, ka përgatitur edhe vendimin dhe thirrjen për aplikantë, ku dhe është e hapur thirrja për aplikim nga 16 prilli dhe përfundon me 8 maj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.