DYLON

Rapuca: Të gjitha që i kam thënë janë të vërteta

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Fërkimet e para pozitë-opozitë kanë filluar të gufojnë  lidhur me Drejtorinë Komunale të Bujqësisë. Pas kritikave të ish drejtorit të kësaj drejtorie Nazmi Rapuca që vije nga radhët e  PDK-së, tani parti opozitare,  se qeveria e re po dështon, veqmas sektori i bujqësisë për shkak që ka humbur një donacion prej disa kultivatorëve  (shih shkrimin: Qeveria e re e Gjilanit e filloi mandatin me dështime), ka reaguar Vaid Aliu, u.d. i drejtorit të Drejtorisë Komunale për Bujqësi, duke  vlerësuar se ato që i ka thënë Rapuca nuk janë të vërteta, por se ai  po e vajton humbjen që ka pësuar në zgjedhjet e fundit subjekti i tij. (shih shkrimin: Nazi vajton humbjen), e kjo ka nxitur tani kundër reagimin e Rapucës  i cili  sërish ka thënë se gjithçka që ka thënë e që është pasqyruar edhe  në shkrimin Qeveria e re e Gjilanit e filloi mandatin me dështime” është e vërtetë.

Rapuca ka thënë se është e vërtetë se kultivatorët kanë ardhur në kohën e fushatës zgjedhore, është e vërtetë se komuna e Parteshit ka kërkuar që shpërndarja e  kultivatorëve të bëhet pas zgjedhjeve që të mos mendohet se po përdoren për fushatë-për vota, është e vërtetë se zgjedhjet sollën pushtetin e ri i cili duhej të merrte përgjegjësinë edhe për këtë projekt.

EkoHigjiena

“Është e vërtetë se pushteti i ri nuk u angazhua fare dhe e humbi projektin, është e vërtetë se edhe ne vitin 2012, kur po realizonim të njëjtin projekt, komuna e Parteshit tentoi ti merrte edhe kultivatorët e komunës së Gjilanit, por unë kurrë nuk lejova, është e vërtetë se gjatë dorëzimit të mandatit e kam porositu[r Vaidin të këmbëngulë për ti marrë kultivatorët. Bile këtë porosi ia kam lënë edhe me shkrim, ku i kam evidentuar të gjitha projektet që janë në vazhdim”, ka thënë Rapuca.

Ndërsa, sipas tij, nuk është e vërtetë që stafi nuk e ka ditur për projektin, nuk është e vërtetë që nuk ka pasur aplikues, por kanë qenë 35 aplikacione të fermerëve shumë të vyeshëm, të cilët kanë qenë në listën pritëse nga viti i kaluar.

“Siç mund të shihet, shkrimin e kam bërë, jo për të etiketuar, jo për të ofenduar dikë,  siq bën ky pasardhësi im, por  për të alarmuar  kryetarin e komunës z.Haziri, që në këtë drejtori të emërojë njeriun e duhur; që të mos e katranosë drejtorinë e cila me performancën e saj ka qenë shembull në tërë Kosovën; e cila falë angazhimit të stafit të saj profesional, ka arritur të sjellë miliona investime në bujqësinë gjilanase”, thotë Rapuca. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.