DYLON

Rapuca: Komuna e Gjilanit mbështet renovimin e shtëpive për familjet në nevojë

Rapuca: Komuna e Gjilanit mbështet renovimin e shtëpive për familjet në nevojë
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të krijimit të kushteve më të mira të banimit për familjet të cilat aktualisht jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale, Komuna e Gjilanit, po vazhdon mbështetjen për renovimin  apo rindërtimin e shtëpive për familjet në nevojë.

Hekuran Rapuca, drejtor i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Gjilanit, ka thënë se kjo drejtori duke u bazuar në misionin e saj për përkujdesje dhe mbështetje të shtresave më të cenueshme të shoqërisë, bën thirrje publike për aplikim në programin e renovimit/rindërtimit të shtëpive për familjet në nevojë.

EkoHigjiena

“Qëllimi i këtij programi, është të ofrojë kushte më të mira banimi për familjet të cilat aktualisht jetojnë në kushte të vështira ekonomike e sociale”, tha drejtori Hekuran Rapuca.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.