Në Viti, viktima, shqiptare, shtetase e Kosovës, ka raportuar në policinë e Kosovës në Viti se ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari, e ka rrahur duke i shkaktuar lëndime trupore.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se viktimës iu ka ofruar ndihma mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Viti.
“Viktima dërgohet në strehimore përkohësisht, ndërsa ndaj të dyshuarit, pasi që është intervistuar në prani të mbrojtësit ligjor, caktohet masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë Hashani
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.