DYLON

Raportohet një rast i arrestimit dhe një aksident

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE() – Duke i referuar raportit policor për 24 –orëshin e kaluar, autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë raportuar një rast armëmbajtje pa leje, posedim të substancës narkotike që ka ndodhur n[ Livoë të Gjilanit dhe një aksident trafiku në rrugën qarkore të Gjilanit.

Duke iu referuar rastit të parë është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar një revole me Gaz, një sprej, një thikë dhe 20 qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë. I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

EkoHigjiena

ndërsa në rastin tjetër raportohet se ka ndodhur aksident trafiku ne mes te dy veturave civile. Deri te aksidenti ka ardhur kur e dyshuara duke lëvizur me veturën e saj Citroen duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës del në shiritin tjetër qarkullues dhe ndeshet me veturën Mercedes. Si pasojë e aksidenti lëndime trupore pëson e dyshuara e cila dërgohet ne QKUK-Prishtine për tretman mjekësor. /2L ONLINE/