/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë me dije për dy raste të reja të zjarreve të shkaktuara në Rajonin e Gjilanit. Një në Kamenicë dhe një në Partesh, kju ka pas djegie të shtëpisë por edhe të malit.
Sipas raportit policor në rasit ne parë, në fshatin Kopernicë të Kamenicës, ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se shtëpia e tij është kapluar nga zjarri.
Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.
Ndërsa, në Partesh, dy të dyshuar të panjohur derisa sa kanë qenë duke e pastruar arën nga shkurret, të njëjtat i kanë ndezur dhe zjarri ka dalë nga kontrolli.
Si pasojë e zjarrit janë djegur rreth 10 hektar pyll pronë private dhe shoqërore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. /2L ONLINE/
/fotoilustruese/