/2L ONLINE/ – Autoritetet policore kanë bërë të ditur për tri raste të ndara, dy në komunë të Kamenicës e një atë të Gjilanit, ku janë gjetur e më pas konfiskuar armë pa leje. Sipas raportit policor në fshatin Krilevë të Kamenicës, me urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është bërë bastisja e shtëpisë se të dyshuarit, me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë gjuetie e llojit Karabinë e cal.8×57 mm dhe gjashtë fishekë të të njëjtit kalibër. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Po në fshatin Krilevë i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka dorëzuar një armë gjysmë automatike të llojit Papovk e kal.7.65mm. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Ndërsa, rasti tjetër është shënuar në fshatin Uglarë të Gjilanit ku në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan nga Policia janë kontrolluar dy shtëpi dhe objektet përcjellëse pronë e dy të dyshuarve meshkuj K/Shqiptarë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një revole CZ 99-Compakt, dy karikatorë të zbrazët, një palë dorëza, katër fishekë te cal. SB 40 dhe një fotrollë për armë. Me urdhër të prokurorit rasti në procedurë të rregullt. /2L ONLINE/