DYLON

Raportohen raste të zjarrvënies, organizimit të bixhozit të paligjshëm dhe të aksidentit të trafikut me lëndime

Raportohen raste të zjarrvënies, organizimit të bixhozit të paligjshëm dhe të aksidentit të trafikut me lëndime
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të të zjarrvënies, organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm dhe të aksidentit të trafikut me lëndime

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

INCIDENTET KRIMINALE

ZJARRVËNIE

Rr. Xhozef Baiden III, Gjilan 09.08.2022 – 21:30. Me 19.08.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë i kishte vënë zjarrin lokalit privat të viktimës mashkull kosovar. Zjarrfikësit kishin shuar zjarrin. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM

Lagjja Iliria, Kamenicë 19.08.2022 – 23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai është zënë në një shtëpi duke kryer veprimtari të paligjshme lojëra fati. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

RASTET TJERA – NGJARJET:

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Lagja Malësia, Kamenicë, 19.08.2022-18:30. Ka ndodhë një aksident trafiku me lëndime ku të përfshirë kanë qenë një automjet i udhëtarëve dhe një  motor me targa vendore dhe me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë  e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motorit i cili pas tretmanit mjekësor është liruar. Rasti nën hetime.   /2LONLINE/