DYLON

Raportohen raste të rrëmbimit, ngacmim dhe dhunë në familje, posedim narkotikësh dhe të personit të zhdukur

Raportohen raste të rrëmbimit, ngacmim dhe dhunë në familje, posedim narkotikësh dhe të personit të zhdukur
Avatar photo Redaksia

Bazuar në raportin policor për 24 orët e fundit, në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të rrëmbimit, ngacmim dhe dhunë në familje, posedim narkotikësh dhe zhdukje e personit, transmeton 2LONLINE.com.

këto raste janë regjistruar në Gjilan, në fshatin Livoq i Ulët të Gjilanit dhe në Viti.

EkoHigjiena

INCIDENTET KRIMINALE

RRËMBIM

Viti,20.08.2023-03:00. Ankuesi mashkull kosovar, më datë 26.08.2023 ka raportuar se nga data 20.08.2023 dyshohet se vajza e tij  është rrëmbyer nga i dyshuari mashkull kosovar dhe  është dërguar në Shqipëri dhe deri me tani gjendet atje. Ankuesi nuk e kishte raportuar rastin deri me tani pasi që kishte menduar se vajza e tij kishte shkuar me vullnetin e saj. Rasti është duke u hetuar.

NGACMIM & DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 25.08.2023-15:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që i njëjti (nga një shtet tjetër) e kishte kanosur (përmes telefoni me mesazhe) viktimën femër kosovare- të fejuarën e tij dhe babain e saj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE

Gjilan, 26.08.2023-20:15.I dyshuari mashkull kosovar kishte kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e spitalit si pasojë e lëndimeve te pësuar në një aksident trafiku. Gjatë ekzaminimit mjekësor është vërejtur se pacientit i kishte rënë nga rrobat një substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Njësia policore në vendin e ngjarjes ka konfiskuar substancën narkotike e cila pas matjes ka rezultuar me peshë 15.4 gram. Lidhur me rastin prokurori kujdestar nuk ka marrë vendim për ndalimin e të dyshuarit për shkak te natyrës së lëndimeve trupore tek i dyshuari. Rasti nën hetime.

PERSON I ZHDUKUR

Livoq i Ulët, Gjilan 26.08.2023-10:00.  Ankuesja kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin.  /2LONLINE/