DYLON

Raportohen raste të posedimit të substancave narkotike, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm

Raportohen raste të posedimit të substancave narkotike, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të posedimit të substancave narkotike, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Idriz Seferi, Gjilan 04.08.2022 – 08:30. Pas hetimeve të zhvilluar, policia me urdhër nga Gjykata ka bërë kontrollimin e banesës së të dyshaurit mashkulli kosovar, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 87.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, një peshore elektrike dhe një mulli për bluarjen e narkotikëve. Po ashtu në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe një telefon celular dhe një pasaportë e të dyshuarit. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

ARMËMBAJTJE PA LEJE &  SH. RR. TË PËRGJITHSHËM

·         Rr. Prishtinës , Gjilan, 04.08.2022-00:28. Pas disa të shtënave me armë zjarri, gjatë në ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull  kosovar është sekuestruar një pistoletë me gas, 35 gëzhoja dhe tre fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar .

·         Rr. Prishtinës , Gjilan, 04.08.2022-00:28. Pas disa të shtënave me armë zjarri ,gjatë në ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull  kosovar është sekuestruar një pistoletë dhe dy gëzhoja. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.