DYLON

Raportohen raste të dhunës në familje

Raportohen raste të dhunës në familje
Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore me statistikat e tyre ditore kanë bërë me dije edhe për dy raste të dhunës në familje, një të regjistruar në Gjilan e një në Viti.

Raporti i policisë.

EkoHigjiena

INCIDENTET KRIMINALE

DHUNË NË FAMILJE

  • Gjilan 08.11.2022 – 18:30-19:24. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, me të cilën ka qenë në marrëdhënie bashkëjetese. I dyshuari po ashtu ka dëmtuar veturën e viktimës me ç’rast është vetë-lënduar. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
  • Viti 09.11.2022 – 20:20. Është arrestuar i dyshuari  kosovar për arsye se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /2LONLINE/
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.