DYLON

Raportohen raste të dhunës në familje, kanosjes dhe të armëmbajtjes pa leje

Raportohen raste të dhunës në familje, kanosjes dhe të armëmbajtjes pa leje
Avatar photo Redaksia

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të dhunës në familje, kanosjes dhe të armëmbajtjes pa leje.

Raporti i policisë:

EkoHigjiena

DHUNË NË FAMILJE

Viti 31.08.2022 – 13:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.   

KANOSJE

Rr. Kemajl Azizi, Viti 01.09.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi ka kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Kravaricë, Gjilan 01.09.2022 – 16:50. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar me ç’rast  ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, 33 fishekë, dy karikator, 10 copë diabolla, një rrethatore për fishke dhe një fotrollë për pistoletë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.     /2LONLINE/