DYLON

Raportohen raste të armëmbajtjeve pa leje dhe vjedhjeve të rënda

Raportohen raste të armëmbajtjeve pa leje dhe vjedhjeve të rënda
Avatar photo Redaksia

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të armëmbajtjeve pa leje dhe vjedhjeve të rënda

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të armëmbajtjeve pa leje dhe vjedhjeve të rënda, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Këto raste janë regjistruar në Viti, Kamenicë dhe Gjilan.

INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE

•            Viti / 16.01.2024 – 10:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një revole me 9 fishekë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

•            Kamenicë  16.01.2024 – 1 0:40 .  Gjatë kontrollit te i dyshuari mashkull kosovar  i është gjetur dhe konfiskuar një  armë gjuetie me dy copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt.

VJEDHJE E RËNDË

•            Gjilan / 14.01.2024 – 12:45. Ankuesi kosovar ka raportuar se një person i panjohur dyshohet se ka hapur me dhunë kasafortën e një objekti të kultit fetar dhe nga aty ka vjedhur një sasi të parave që ishin mbledhur për bamirësi. Rasti nën hetime.

•            Gjilan / 16.01.2024 – 14:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se nga person/a të panjohur dyshohet se është vjedhur kasaforta e një objekti të kultit fetar në të cilën ishte një sasi e parave që ishin mbledhur për bamirësi. Rasti nën hetime.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.